{"id":8430,"date":"2024-08-27T20:23:15","date_gmt":"2024-08-27T20:23:15","guid":{"rendered":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/08\/27\/begaj-u-kerkon-ambasadoreve-te-mos-e-harrojne-kosoven-kur-punojne-per-shqiperine\/"},"modified":"2024-08-27T20:23:15","modified_gmt":"2024-08-27T20:23:15","slug":"begaj-u-kerkon-ambasadoreve-te-mos-e-harrojne-kosoven-kur-punojne-per-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/08\/27\/begaj-u-kerkon-ambasadoreve-te-mos-e-harrojne-kosoven-kur-punojne-per-shqiperine\/","title":{"rendered":"Begaj u k\u00ebrkon ambasador\u00ebve t\u00eb mos e harrojn\u00eb Kosov\u00ebn, kur punojn\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Bajram Begaj, u ka k\u00ebrkuar ambasador\u00ebve dhe konsujve shqiptar\u00eb n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb kur t\u00eb jen\u00eb duke i sh\u00ebrbyer vendit t\u00eb tyre me sh\u00ebrbimet diplomatike, t\u00eb mos e harrojn\u00eb edhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb fjale t\u00eb mbajtur n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb organizuar nga kreu i shtetit me diplomat\u00ebt shqiptar\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve \u201cDiplo Tirana 2024\u201d, e cila po mbahet n\u00eb kryeqytet, Begaj e nisi fjal\u00ebn e tij, duke fal\u00ebnderuar t\u00eb gjith\u00eb ambasador\u00ebt dhe konsujt p\u00ebr pun\u00ebn e tyre dhe duke i kujtuar se duhet t\u00eb krijojn\u00eb leht\u00ebsirat e nevojshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt, n\u00eb vendet ku ata sh\u00ebrbejn\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha se \u00ebsht\u00eb e papranueshme q\u00eb selit\u00eb diplomatike shqiptare t\u00eb mos u sh\u00ebrbejn\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Begaj vuri n\u00eb dukje se nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb duhet t\u2019i kushtohet Kosov\u00ebs p\u00ebr ta ndihmuar at\u00eb n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb si dhe p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe rajonale.<\/p>\n<p>\t\t<i><\/i><ins data-dcm-landing-page-escapes=\"0\" data-dcm-click-tracker=\"https:\/\/track.adform.net\/C\/?bn=73199340;adfibeg=0;cdata=wY0ZHC8ypbQniOq3Sj8hschgQeJ3VY4zU1bO9ulaUP_iCMviXuI_n4RPYRHBxkqVPVtGasWBO2DsQ97SqeB3vafpodL8HlhSS5QNXFy9YSXxjmdMEY9WqD7eKsUQLet9dO-UMsCLM2opnkTpCdy6-w2;;CREFURL=https%3a%2f%2feuro-pixel.com%2ftest.php;C=1;cpdir=\" class=\"dcmads\" data-dcm-placement=\"N571601.4773204ALBANIANPOST.COM\/B32392692.399829096\" data-dcm-rendering-mode=\"iframe\" data-dcm-https-only=\"\" data-dcm-api-frameworks=\"[APIFRAMEWORKS]\" data-dcm-omid-partner=\"[OMIDPARTNER]\" data-dcm-gdpr-applies=\"gdpr=\" data-dcm-gdpr-consent=\"gdpr_consent=\" data-dcm-addtl-consent=\"addtl_consent=${ADDTL_CONSENT}\" data-dcm-ltd=\"false\" data-dcm-resettable-device-id=\"\" data-dcm-app-id=\"\" data-dcm-processed=\"y\"><\/p>\n<p>\t\t<\/ins><\/p>\n<h5><strong>Fjala e plot\u00eb e Begajt:<\/strong><\/h5>\n<p>M\u00eb lejoni t\u2019ju shpreh k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb ndodhem midis jush n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim me t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb n\u00eb shtete t\u00eb tjera e n\u00eb institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare! Kjo pritje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb bashk\u00ebbisedimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb diplomacis\u00eb dhe politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Si fillim, d\u00ebshiroj t\u00eb shpreh mir\u00ebnjohje p\u00ebr pun\u00ebn dhe p\u00ebrkushtimin tuaj t\u00eb palodhur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb me nder e dinjitet!<\/p>\n<p>Fal\u00eb angazhimit tuaj, ne kemi arritur t\u00eb forcojm\u00eb pozicionin ton\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe t\u00eb promovojm\u00eb interesat komb\u00ebtare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb efektive. Gjej rastin t\u00eb fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb ambasador\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt kam bashk\u00ebpunuar edhe nga af\u00ebr gjat\u00eb vizitave t\u00eb mia jasht\u00eb vendit!<\/p>\n<p>Takimi i sot\u00ebm zhvillohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb konferenc\u00ebs suaj t\u00eb ambasador\u00ebve. Me sa jam informuar, punimet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb frytshme dhe besoj se keni projektuar nj\u00eb t\u00eb ardhme n\u00eb nivel me pritshm\u00ebrit\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb vendit ton\u00eb, por edhe t\u00eb koh\u00ebs ku jetojm\u00eb.<\/p>\n<p>E them k\u00ebt\u00eb, sepse brenda pak vitesh bota ka p\u00ebsuar ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore. Besoj e kemi ende t\u00eb fresk\u00ebt kujtimin kur globalizimi ishte kryefjal\u00eb e dit\u00ebs. Marr\u00ebdh\u00ebniet shum\u00ebpal\u00ebshe, ose multilateralizmi, q\u00ebndronin n\u00eb themel t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Teknologjia e informacionit e leht\u00ebsoi ndjesh\u00ebm pun\u00ebn, njer\u00ebzit komunikonin m\u00eb leht\u00ebsisht dhe mediat sociale u b\u00ebn\u00eb instrument kryesor p\u00ebr nd\u00ebrlidhjen e tyre. Investimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ishin kryesisht n\u00eb teknologji, tregti e sip\u00ebrmarrje. Bota ishte e nd\u00ebrlidhur aq natyrsh\u00ebm, sa diplomacia duhet t\u00eb rishpikte veten. Ndryshe, diplomat\u00ebt tradicional\u00eb rrezikonin t\u00eb ktheheshin n\u00eb relike. Pakkush e parashikoi ndryshimin q\u00eb do t\u00eb pasonte.<\/p>\n<p>Skena bot\u00ebrore, deri dje e bashkuar, sot po p\u00ebrjeton uljen e perdes s\u00eb harruar t\u00eb hekurt. Multilateralizimi ka marr\u00eb goditje t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme. Globalizimi \u00ebsht\u00eb krisur n\u00ebn trysnin\u00eb e forcave rajonale. Teknologjia tregoi an\u00ebn e saj t\u00eb err\u00ebt teksa filloi t\u00eb p\u00ebrdorej edhe p\u00ebr q\u00ebllime negative, si p\u00ebrhapja e informacioneve t\u00eb rreme dhe influencimi i zgjedhjeve demokratike. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mprehta si pabarazia shoq\u00ebrore, siguria kibernetike, shpopullimi, ndryshimet klimatike dhe lindja e inteligjenc\u00ebs artificiale e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar gjetjen e zgjidhjeve.<\/p>\n<p>Agresioni rus kund\u00ebr Ukrain\u00ebs ndryshoi gjith\u00e7ka. N\u00eb Evrop\u00eb u rikthye lufta p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb prej 1945-\u00ebs. Po k\u00ebshtu, n\u00eb Lindjen e Mesme, pas nj\u00eb periudhe relativisht t\u00eb qet\u00eb, u riaktivizua konflikti Izrael-Hamas, duke rrezikuar seriozisht t\u00eb zgjerohet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, investimet globale n\u00eb sektorin e siguris\u00eb jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm. (N\u00eb vende t\u00eb zhvilluara evropiane kan\u00eb filluar planet p\u00ebr rip\u00ebrt\u00ebritjen e sh\u00ebrbimit t\u00eb detyruesh\u00ebm ushtarak, madje edhe p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e popullat\u00ebs p\u00ebr luft\u00eb t\u00eb mundshme.) Gjeopolitika u kthye n\u00eb sken\u00eb, e bashk\u00eb me t\u00eb edhe roli i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm i diplomacis\u00eb dhe i diplomatit, sepse lufta b\u00ebhet nga ushtar\u00eb, por paqja nga diplomat\u00eb.<\/p>\n<p>Roli juaj si diplomat\u00eb lidhet me ekspertiz\u00ebn tuaj. N\u00eb bot\u00ebn moderne ka shum\u00eb aktor\u00eb q\u00eb merren me politik\u00eb t\u00eb jashtme, por vet\u00ebm ju ushtroni diplomacin\u00eb. P\u00ebrdoreni si duhet k\u00ebt\u00eb ep\u00ebrsi! \u00a0N\u00eb bot\u00ebn e lul\u00ebzimit t\u00eb lajmeve t\u00eb rreme apo t\u00eb realiteteve kryek\u00ebput t\u00eb ndryshme, t\u00eb marr\u00ebsh informacione t\u00eb besueshme, t\u00eb hartuara nga ekspert\u00eb si ju, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e art\u00eb. Ju jeni ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb drejt e t\u00eb analizojn\u00eb thell\u00eb situatat. Diplomati profesionist mb\u00ebshtetet te faktet, analiza dhe logjika e ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht, interpretimi i realiteteve k\u00ebrkon kapacitete profesionale q\u00eb shkojn\u00eb edhe p\u00ebrtej rutin\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb profesionit tuaj. P\u00ebrdit\u00ebsimi i vazhduesh\u00ebm i aft\u00ebsive profesionale \u00ebsht\u00eb kusht i nevojsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb diplomat.<\/p>\n<p>Zhvillimet kryesore teknologjike t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb, jan\u00eb nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb doja t\u00eb adresoja. Vitet e fundit kemi d\u00ebshmuar digjitalizimin rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb bot\u00ebs, por nd\u00ebrveprimi online nuk do ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb kurr\u00eb ve\u00e7orin\u00eb q\u00eb ka marr\u00ebdh\u00ebnia nd\u00ebrpersonale. Ndaj, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb, krahas ushtrimit t\u00eb kapaciteteve digjitale, t\u00eb mos harroni elementin human n\u00eb kontaktet tuaja.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb sfiduese t\u00eb b\u00ebsh diplomatin proaktiv, modern n\u00eb teknologji, por tradicional n\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljen p\u00ebr realizimin e objektivave strategjike n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Rreziku q\u00eb vjen nga inercia apo letargjia profesionale \u00ebsht\u00eb real dhe i d\u00ebmsh\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr ju profesionalisht, por edhe p\u00ebr vendin. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb profesion q\u00eb k\u00ebrkon zell, p\u00ebrkushtim dhe, mbi t\u00eb gjitha, dashuri p\u00ebr profesionin, Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptarin\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ajo e 30 vjet\u00ebve m\u00eb par\u00eb. Shqip\u00ebria g\u00ebzon prestigj dhe nj\u00eb vend t\u00eb merituar n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Vendi yn\u00eb tregoi pjekurin\u00eb gjat\u00eb kryesimit t\u00eb OSBE-s\u00eb dhe gjat\u00eb mandatit n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb. Bashk\u00ebpen\u00ebmbajtja me aleatin ton\u00eb strategjik, SHBA-n\u00eb, p\u00ebr Ukrain\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e paqes dhe siguris\u00eb, ishte kulmimi i maturimit t\u00eb politik\u00ebs son\u00eb t\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>Jam i bindur se bazuar n\u00eb k\u00ebto arritje diplomacia jon\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e aft\u00eb t\u00eb ec\u00eb me hapin e politik\u00ebs son\u00eb t\u00eb jashtme. Nd\u00ebrtoni mbi sukseset e m\u00ebparshme!<\/p>\n<p>Zhvillimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb t\u00eb shumta e t\u00eb shum\u00ebllojshme, dhe na prekin direkt apo n\u00eb form\u00eb m\u00eb periferike. Situata e paqes dhe siguris\u00eb rajonale apo globale mbetet fluide, por interesat tona komb\u00ebtare, partneritetet strategjike, roli si vend an\u00ebtar i NATO-s apo objektivi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE mbeten t\u00eb pandryshuara, si shtyllat kryesore t\u00eb politik\u00ebs son\u00eb t\u00eb jashtme dhe aksionit ton\u00eb diplomatik.<\/p>\n<p>Rajoni i Ballkanit Per\u00ebndimor, ku shqiptar\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb z\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm dhe rol vendimmarr\u00ebs, mbetet realiteti politiko-ekonomiko-shoq\u00ebror, ku diplomacia shqiptare duhet t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebn e vet me gjith\u00eb fuqin\u00eb e mundshme dhe me argumentet bind\u00ebse p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00eb ardhmen Euroatlantike t\u00eb k\u00ebsaj pjese t\u00eb shqiptaris\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshiroj t\u00eb theksoj ve\u00e7an\u00ebrisht rolin aktiv q\u00eb duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb luaj\u00eb diplomacia jon\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me Kosov\u00ebn. Kosova nuk duhet t\u00eb mbetet si nj\u00eb talking point e p\u00ebrs\u00ebritur, por duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb integrale e aksionit ton\u00eb diplomatik.<\/p>\n<p>Diplomacia jon\u00eb duhet t\u00eb vijoj\u00eb mb\u00ebshtetjen pa kushte p\u00ebr Kosov\u00ebn. Kosova duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet kurdo e kudo, n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb apo situat\u00eb. \u00cbsht\u00eb detyra jon\u00eb t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e rajonale, si dhe p\u00ebr njohje t\u00eb reja t\u00eb saj.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, por jo nga r\u00ebnd\u00ebsia, d\u00ebshiroj t\u00eb ndalem n\u00eb nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr t\u00eb pun\u00ebs suaj: sh\u00ebrbimet p\u00ebr qytetar\u00ebt. Q\u00ebndroni af\u00ebr shqiptar\u00ebve kudo ku ndodhen! Nuk ka fenomen m\u00eb t\u00eb papranuesh\u00ebm se sa nj\u00eb ambasad\u00eb apo konsullat\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb plot\u00eb e t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt e vet. Si nj\u00eb popull q\u00eb tashm\u00eb shumic\u00ebn e ka me banim e pun\u00eb jasht\u00eb vendit, sh\u00ebrbimet tuaja duhet t\u00eb mbeten gjithnj\u00eb t\u00eb aksesueshme p\u00ebr qytetar\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar ambasador\u00eb,<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje, d\u00ebshiroj t\u00eb shpreh besimin se vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet\u00a0 bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrinstitucional do t\u00eb arrijm\u00eb sukseset q\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb.<\/p>\n<p>Pres nga ju rol aktiv n\u00eb sugjerimin e hap\u00ebsirave p\u00ebr veprim diplomatik, si\u00e7 pres edhe nj\u00eb komunikim dhe informim real e t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr zhvillimet n\u00eb vendet apo rajonet q\u00eb mbuloni. Un\u00eb jam i angazhuar t\u00eb mb\u00ebshtes pun\u00ebn tuaj dhe t\u00eb ofroj ndihm\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar sfidat q\u00eb kemi p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Shpreh bindjen se edhe n\u00eb drejtimin e Ministrit Hasani do t\u00eb vijoni pun\u00ebn me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe atdhedashuri p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt kudo ndodhen!<\/p>\n<p>Ju faleminderit!<\/p>\n<p>The post <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/begaj-u-kerkon-ambasadoreve-te-mos-e-harrojne-kosoven-kur-punojne-per-shqiperine\/\">Begaj u k\u00ebrkon ambasador\u00ebve t\u00eb mos e harrojn\u00eb Kosov\u00ebn, kur punojn\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb<\/a> appeared first on <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/\">Albanian Post<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Bajram Begaj, u ka k\u00ebrkuar ambasador\u00ebve dhe konsujve shqiptar\u00eb n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb kur t\u00eb jen\u00eb duke i sh\u00ebrbyer vendit t\u00eb tyre me sh\u00ebrbimet diplomatike, t\u00eb mos e harrojn\u00eb edhe Kosov\u00ebn. Gjat\u00eb nj\u00eb fjale t\u00eb mbajtur n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb organizuar nga kreu i shtetit me diplomat\u00ebt shqiptar\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8431,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-8430","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8430","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8430"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8430\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8431"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8430"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8430"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8430"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}