Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi, njoftoi se vendi i tij kishte thirrur ambasadorin iranian për të protestuar ndaj komenteve të Teheranit pas sulmit ndaj Izraelit.
Këtë e raportoi “Al Jazeera”, duke saktësuar se Safadi i referohej deklaratave të shfaqura në mediat zyrtare iraniane sipas të cilave Jordania do të ishte objektivi i radhës nëse do të bashkëpunonte me Izraelin.
Një deklaratë e kabinetit tha se Jordania ka kapur disa objekte fluturuese që hynë në hapësirën e saj ajrore mbrëmë për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
“Disa copëza ranë në shumë vende gjatë asaj kohe pa shkaktuar dëme të konsiderueshme apo lëndime te qytetarët”.
The post Ministri i Jashtëm i Jordanisë thërret ambasadorin iranian appeared first on Albanian Post.








