Home Shqipëria Parisi thërret ambasadorin iranian pas sulmit ndaj Izraelit

Parisi thërret ambasadorin iranian pas sulmit ndaj Izraelit

1
0
parisi-therret-ambasadorin-iranian-pas-sulmit-ndaj-izraelit

Ministri i Jashtëm francez, Stéphane Séjourné njoftoi sot se ai do të thërrasë nesër ambasadorin iranian në Francë për të “dërguar një mesazh vendosmërie”.

Kjo pas sulmeve iraniane të kryera gjatë natës kundër Izraelit.

“Nesër kërkova nga shërbimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme që të thërrasin ambasadorin iranian për të transmetuar këtë mesazh vendosmërie”, tha ministri në televizionin publik France 2.

“Ne nuk duhet të kthejmë përgjegjësitë”, shtoi ai.

Sipas tij, ishin iranianët ata që sulmuan Izraelin. Që nga viti 1979, Irani e ka vendosur urrejtjen kundër Izraelit në qendër të diplomacisë së tij”.

The post Parisi thërret ambasadorin iranian pas sulmit ndaj Izraelit appeared first on Albanian Post.

Previous articleMinistri i Jashtëm i Jordanisë thërret ambasadorin iranian
Next articleAutori i sulmit me thikë në Sydney është identifikuar nga Policia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here