votohet-kryesia-e-re-e-partise-se-lirise

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar rezultatet e votimit në Komitetin Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, për Kryesinë e re Politike të kësaj force politike.

Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë, tha Blushi, në zbatim të vendimeve historike të Konventës Kombëtare, zgjodhi me votim të fshehtë, përmes një procesi transparent dhe demokratik, anëtarët e rinj të Kryesisë politike.

Kryesia e plotë politike, duke përfshirë Presidentin, Zëvendës Presidentin, Kryetarin e Komitetit Drejtues Kombëtar, Sekretarin e Përgjithshëm, Zëvendës Sekretarët e Përgjithshëm, Sekretarët, Kryetarin e Lëvizjes Rinore për Integrim, Kryetaren e Lëvizjes së Gruas për Integrim, që janë të zgjedhur dhe që sipas Statutit janë automatikisht pjesë e saj për shkak të funksionit që kanë.

Po ashtu kryesia e Partisë së Lirisë në zbatim të Statutit të miratuar në Konventën Kombëtare, vendosi t’i propozojë Komitetit Drejtues Kombëtar, që mblidhet nesër, datë 30 prill 2024, ora 18:00, votimin e katër Zëvendës Sekretarëve të Përgjithshëm, si më poshtë vijon: Silva Caka – Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, juriste, Brunilda Haxhiu – Sekretare për Familjen dhe Kundër Shpopullimit – filozofi-sociologji, Anxhela Shenaj – Këshilltare, Bashkia Vlorë, -ekonomiste dhe Bedri Merhori – Anëtar i KDK – ekspert i sigurisë.

The post Votohet kryesia e re e Partisë së Lirisë appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here