Home Shqipëria Reforma Zgjedhore, Klosi: Besoj se Parlamenti do të ketë vullnetin për të...

Reforma Zgjedhore, Klosi: Besoj se Parlamenti do të ketë vullnetin për të realizuar disa problematika

3
0
reforma-zgjedhore,-klosi:-besoj-se-parlamenti-do-te-kete-vullnetin-per-te-realizuar-disa-problematika

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, në një prononcim për mediat pas takimit me strukturat e PS-së në Shkodër, komentoi ecurinë e reformës zgjedhore, ndërsa foli edhe për qëndrimin e opozitës mbi këtë çështje.

“Reforma zgjedhore është reforma e një kodi elektoral i cili kërkon 84 vota në Parlament dhe ligjvënësi kur e ka ndërtuar Kushtetutën dhe ligjin ka menduar se do të ketë forca të përgjegjshme politike të cilat do të duan të ulen në tryezë, të negociojnë mes tyre dhe të marrin vendime për sa i përket ligjeve të rëndësishme të vendit”, tha ai.

Klosi theksoi se “mungesa e vullnetit nga krahu i opozitës na la në një situatë e cila tashmë i është drejtuar Parlamentit”.

“Besoj fort se Parlamenti do të ketë vullnetin me 84 vota për të realizuar disa problematika që kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore. Ne do të kishim shumë dëshirë që të realizonim votën e emigrantëve, do të kishim shumë dëshirë të realizonim depolitizimin e Komisioneve Zgjedhore, por mungesa e opozitës shumë gjatë në atë komision na e bëri të pamundur të gjenim diskutim, negocim dhe vendimmarrje në komision”, tha ai.

Klosi u pyet edhe në lidhje me marrjen e dëshmisë së Veliajt në SPAK.

“SPAK-u apo e gjithë drejtësia e re është një strukturë e ndërtuar me vullnetin dhe me votat e Partisë Socialiste, një drejtësi e re e cila këtë do të duhet që ta arrinte në sytë e opinionit publik pra të gjykojë çdo rast në të cilën gjykohet se ka nevojë për t’u analizuar, studiuar, verifikuar e pastaj për t’u gjykuar. Pra nuk kemi asnjë shqetësim për sa i përket asaj çfarë qytetarët duan në fakt në vendin tonë, të ketë një drejtësi e cila parimin e parë ka pandëshkueshmërinë. Pra, ne do të jemi të hapur dhe nuk do të gjykojmë dhe nuk do të komentojmë asnjë veprim të drejtësisë së re”, theksoi Klosi.

Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi i bëri këto komente pas një takimi së bashku me drejtuesen e PS-së për qarkun, me socialistët e Shkodrës mbi rienergjizimin, ku sipas tij, Bashkia Shkodër ose aarku Shkodër i realizoi mbi 200% objektivat në kuadër të anëtarësimeve të reja.

The post Reforma Zgjedhore, Klosi: Besoj se Parlamenti do të ketë vullnetin për të realizuar disa problematika appeared first on Albanian Post.

Previous articleManchester United kërkon mbrojtësin 100 milionësh
Next articleVotohet kryesia e re e Partisë së Lirisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here