rama-‘habitet’-me-opoziten-greke-dhe-kupton-perspektiven-e-mitsotakisit-per-viziten-e-tij-ne-athine

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është i habitur me qëndrimin e opozitës greke për vizitën që ai pritet të zhvillojë më 12 maj në Athinë, teksa e ka përmendur komentin e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, si të duhur, pasi pikas se liderët e huaj kanë të drejtë të zhvillojnë takime me bashkëatdhetarët në Greqinë demokratike.

Pavarësisht kësaj, Mitsotakis e ka përmendur si “të panevojshme” vizitën e Ramës më 12 maj. Por, e ka ndarë qartazi si një vizitë në kuadër të takimit me shqiptarët në Greqi dhe jo të lidhur me faktorin e brendshëm politik grek, sa i takon temave si arrestimi i Fredi Belerit, apo kandidimi i këtij të fundit në zgjedhjet evropiane nën logon e Demokracisë së Re.

Mitsotakis: Ardhja e Ramës në Athinë është e panevojshme, s’ka ftesë nga Qeveria greke

Përmes një publikimi në median sociale X, ish-Twitter, Rama shkruan:

Është mjaft befasuese të dëgjosh deklaratat e opozitës greke, ndërkohë që mund ta kuptoj plotësisht perspektivën e përcjellë nga kryeministri grek. Kontrasti i fortë në pikëpamjet për të njëjtën çështje hedh dritë mbi arsyen pse disa janë në opozitë, ndërsa të tjerëve u është besuar qeverisja nga populli.

Megjithatë, siç theksoi me të drejtë kryeministri Mitsotakis, Greqia mbetet një vend demokratik ku liderë nga vende të tjera demokratike mund të vizitojnë, të takohen me bashkatdhetarët e tyre dhe t’i lavdërojnë ata për punën e tyre të palodhur dhe kontributet e çmuara që ata japin jo vetëm për vendin ku ata jetojnë, por edhe në atdheun e tyre.

Vizita ime e ardhshme në Athinë të dielën, më 12, nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë, por që nuk janë në agjendën e qeverisë shqiptare. Kjo vizitë është pjesë e një serie vizitash të planifikuara prej kohësh në disa vende evropiane, përfshirë Athinën, për t’u angazhuar me shqiptarët që jetojnë jashtë dhe për të ndarë krenarinë e Shqipërisë për ta dhe Vizionin Shqipëria 2030. Kjo ka të bëjë me vizitën time në fqinjin mik Greqinë.

The post Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here