mucunski-nga-vmro-–-dpmne:-bdi-ja-do-te-shkoje-ne-opozite

Nënkryetari i partisë nacionaliste maqedonase, VMRO – DPMNE, Timço Mucunski, në një konferencë për media pas përfundimit të Zgjedhjeve Parlamentare dhe ato Presidenciale, ka pretenduar se Bashkimi Demokratik për Integrim – i cili është në krye të Frontit Evropian – do të jetë në opozitë.

Sipas tij censi për Zgjedhjet Presidenciale është arritur, pavarësisht thirrjeve për bojkot.

“Censusi është arritur. Thirrja e BDI-së për bojkot nuk pati sukses. BDI përmes bojkotit dëshiroi faktorizim. BDI-ja dëshiroi krizë dhe përmes bojkotit të zgjedhjeve presidenciale deshi ta realizoj këtë. Mirë është që BDI-ja humbi dyfish. Qytetarët u bashkuan dhe votuan për të kthyer kontrollin që nuk e kishim”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka shpallur Gordana Silanovska-Davkova nga VMRO-DPMNE fituese të Zgjedhjeve Presidenciale.

“Gordana Siljanovska është presidente e Maqedonisë së Veriut. Falënderojmë të gjithë ata që votuan. Procesi ishte i qetë mirëpo ka pasur dhe parregullsi, megjithatë nuk pati krizë politike”, ka shtuar ai.

The post Mucunski nga VMRO – DPMNE: BDI-ja do të shkojë në opozitë appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here