mostrat-biologjike-te-terroristeve-te-banjes-dergohen-ne-finlande

Mostrat biologjike të terroristëve të Banjës janë dërguar në Finalandë, kjo është bërë mes bashkëpunimit të Ministrisë së Drejtësisë me Prokurorinë Speciale.

Lajmi është konfirmuar për mediat në Kosovë nga ministria e Drejtësisë dhe zyrtarë të saj, ku është thënë se kjo është bërë për shkak se laboratori i toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore vazhdon të jetë jashtë funksionit – për shkak të incidentit me zjarr në fund të 2023-së.

“Mostrat biologjike të rastit Banjska janë dërguar jashtë vendit (Finlandë) në koordinim me MD-në dhe PSRK-në dhe jemi në pritje të rezultateve brenda një afati optimal”, është thënë nga ministria.

Një grup i armatosur më 24 shtator të 2023-së, kishte sulmuar Policinë e Kosovës në Banjë të Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin, tanimë heroin Afrim Bunjaku.

Nga shkëmbimet me armë zjarri, Policia e Kosovës kishte asgjësuar katër terroristë, teksa gjashtë të tjerë i arrestoi.

Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar drejtpërdrejtë Serbinë se qëndron prapa këtij sulmi terrorist, teksa kryekrimineli Milan Radojiçiç – njeri i besuar i presidentit serb Aleksandër Vuçiç – ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Radojiçiç ishte arrestuar nga autoritetet serbe, mirëpo i njëjti një ditë më pas ishte liruar nga paraburgimi.

Lidhur me sulmet terroriste, organet e rendit kanë sekuestruar arsenal armësh në Zveçan, të cilat u publikuan nga Policia e Kosovës pas sulmit, vlera e të cilave kapte shifrën 5 milion euro.

Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar këtë sulm, derisa kanë kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.

The post Mostrat biologjike të terroristëve të Banjës dërgohen në Finlandë appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here