“Thirrjet për të bojkotuar pjesëmarrjen e artistëve izraelitë në ngjarje kulturore në Evropë dhe Gjermani janë absolutisht të papranueshme”.
Kështu deklaroi ministrja gjermane e Kulturës, Claudia Roth, pas protestave për praninë e këngëtarit izraelit Eden Golan në Eurovision, ku mbi 10 mijë persona protestuan në qendër të Malmos për shkak të operacionit ushtarak izraelit në Gaza.
“Sidomos në këto kohë, ne kemi nevojë për një bashkëpunim më të madh kulturor midis Evropës dhe Izraelit. Yjet e Eurovison nga Izraeli në veçanti përfaqësonin dhe përfaqësojnë një shoqëri të hapur dhe të larmishme. Antisemitizmi, urrejtja dhe dhuna nuk kanë vend në këtë ngjarje të rëndësishme muzikore, ashtu si racizmi dhe çdo formë e mizantropisë”, tha më tej Roth.
Kjo, duke shtuar se “hapësira duhet t’i përkasë fuqisë së muzikës dhe shfaqjeve speciale, të cilat mund të bashkojnë shumë njerëz. dhe të ndërtojmë ura”.
The post Roth: “Bojkotet e artistëve izraelitë në Eurovision janë të papranueshme” appeared first on Albanian Post.








