izraeli-merr-trupin-e-ron-binyamin-nga-gaza

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan të shtunën mbrëma se trupi i Ron Binyamin u kthye në Izrael pas marrjes peng nga Hamasi më 7 tetor.

Binyamin, 53, “burri i Ayelet dhe babai i Shai dhe Gil, ishte një familjar që i pëlqente çiklizmi dhe dilte çdo Shabbat për një udhëtim – duke përfshirë të Shtunën e Zezë kur ai u rrëmbye nga zona e Kibbutz Be’eri.

Kështu tha Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura në një deklaratë.

Forumi shtoi se “128 pengje kanë pritur të shpëtohen dhe të kthehen në Izrael për 225 ditë dhe netë të gjata”.

“Qeveria izraelite duhet të përqendrohet në të vetmen detyrë që ka rëndësi. Dërgoni ekipet negociuese sonte, luftoni që të gjallët të rehabilitohen dhe për të vrarët një varrim dinjitoz, siç u mundësua për Ron Binyamin sonte”.

The post Izraeli merr trupin e Ron Binyamin nga Gaza appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here