Home Shqipëria Qeveria ndan 4 milionë euro shtesë për ndërtimin shtëpive në Veri

Qeveria ndan 4 milionë euro shtesë për ndërtimin shtëpive në Veri

4
0
qeveria-ndan-4-milione-euro-shtese-per-ndertimin-shtepive-ne-veri

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 198-të të saj ka miratuar vendimin për ndarjen e 4 milionë eurove shtesë për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve pakicë në katër komunat në Veri: Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky vendim do t’i shërbejë rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Në anën tjetër ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kjo është një kërkesë shtesë për të përmbushur nevojat që kanë qenë gjatë fazave të mëhershme të aplikimit për ndërtim apo rindërtim të shtëpive nga komunitetet pakicë.

Gjatë mbledhjes Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe vendimin për shpronësimet shtesë për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Gjilan.

Ministrat kanë miratuar edhe draftin e Programit kombëtar për integrimin Evropian 2024-2028 si dhe draftin e Deklaratës së prioriteteve afatmesme të Qeverisë 2025-2027.

Qeveria ka themeluar edhe grupin punues ndërinstitucional për përgatitjen e pjesëmarrjes së Kosovës në EXPO 2025.

The post Qeveria ndan 4 milionë euro shtesë për ndërtimin shtëpive në Veri appeared first on Albanian Post.

Previous articleReagon AUVK-u: Kompanisë “Apetiti sh.p.k” i ndalohet eksporti – e shiti mishin e Brazilit për të Kosovës
Next articleSantiana, me fjalë mikluese për nënën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here