osmani-takohet-me-dy-zyrtaret-amerikane,-diskutojne-per-zhvillimet-e-fundit-te-sigurise

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të shtunën gjatë qëndrimit për një vizitë zyrtare në El Salvador ka takuar nën-sekretaren Amerikane të Shtetit për tregti ndërkombëtare Marisa Lago dhe ndihmës-sekretaren Amerikane të Shtetit, Julieta Valls Noyes.

Siç ka njoftuar Osmani përmes një postimi në platformën sociale, Facebook, gjatë takimit ndër të tjera është diskutuar për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe mundësitë e rritjes së tregtisë dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Diskutim përmbajtësor për partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar ajo.

Për takimin në fjalë është deklaruar edhe ndihmës-sekretarja Amerikane e Shtetit, Julieta Valls Noyes.

“Takim i mrekullueshëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe nënsekretaren për Tregtinë Ndërkombëtare, Marisa Lago në El Salvado, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe tregtinë, mbështetjen për Ukrainën, çështjet e sigurisë dhe ato ekonomike”, ka shkruar ajo në platformën sociale, X.

Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në El Salvador, ku u prit me nderime të larta, teksa tha se vizitën po e bën për krijimin e aleancave të reja dhe thellimin e atyre ekzistuese me shtetet e Amerikës Latine.

The post Osmani takohet me dy zyrtaret amerikane, diskutojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here