Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përmes një mesazhi me rastin e 1 qershorit, ka theksuar se “në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, të reflektojmë të gjithë për më shumë kujdes për mirërritjen dhe shëndetin e fëmijëve”.
“Për shkollimin dhe edukimin e tyre, me dije bashkëkohore, shprehi të qëndrueshme, vlera shoqërore e demokratike, si qytetarë aktivë e të denjë të shoqërisë. Për një mjedis të sigurt, duke i rrethuar fëmijët me dashuri e ndjenja njerëzore, për t’i mbrojtur prej varfërisë, padijes, dhunës dhe rreziqeve të tjera. Investimi për fëmijët është më largpamësi dhe më dobiprurësi investim i familjes, komuniteteve, institucioneve dhe shoqërisë”.
Ndërsa, Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, organizuan Panairin “Art, Zeje, Sport”, me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte bashkë me ta për të festuar dhe për të parë nga afër punimet kreative të nxënësve që u promovuan në këtë panair.
“Jam shumë e kënaqur që sot jam mes jush në një organizim fantastik të një panairi i cili transmeton të gjitha traditat, kulturat dhe artin përmes punimeve të fëmijëve”, tha Ministrja Manastirliu.
Ajo theksoi rëndësinë e Programit Kombëtar “Art, Zeje, Sport”, i cili “ka bërë të mundur nxitjen dhe promovimin e kreativitetit në shkolla”.
“Programi kombëtar “Art dhe Zeje” është një prej programeve që lindi dy vote më parë dhe që ka bërë të mundur që në 200 shkolla në të gjithë vendin nga veriu në jug ne të mundemi që të stimulojmë dhe promovojmë kreativitetin e fëmijëve. Të mundemi që të trasnemtojmë kulturën dhe traditën shqiptare”, tha Manastirliu.
Nga ana tjetër, Me rastin e 1 Qershorit, ditës së fëmijëve, një grup të vegjlish patën mundësinë të vizitojnë një nga anijet e Forcës Detare. Me kuriozitetin e fëmijëve, ata u njohën me misionin e Rojës Bregdetare, pajisjet që ata përdorin gjatë patrullimit në det, e shumë aspekte të tjera.
Duke u uruar të gjithë fëmijëve të ushtarakëve dhe të të gjithë Shqipërisë, Gëzuar 1 Qershorin, Ministria e Mbrojtjes është e “angazhuar të mbështesë familjet e efektivëve të Forcave të Armatosura, përmes politikave të reja sociale që kanë nisur të zbatohen, për të garantuar edhe një të ardhme të ndritur për fëmijët dhe Shqipërinë”.
The post Politika shqiptare uron 1-qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve appeared first on Albanian Post.








