Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e El Salvadorit, Nayib Bukele. Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar se me homologun e saj kanë diskutuar për sundimin e ligjit, prosperitetin ekonomik dhe zgjerimin e aleancave. Osmani ka thënë se vizita e saj në El Salvador përbën hap të rëndësishëm drejt realizimit të potencialit për bashkëpunim mes dy vendeve.








