Një person i dehur raportohet se e ka sulmuar një polic. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën Nato 99 në Gjilan. I dyshuari është arrestuar, ndërkaq viktima ka pranuar ndihmë mjekësore. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.








