parlamenti-i-gjermanise-perkrah-zgjatjen-e-mandatit-te-kfor-it

Një shumicë e konsiderueshme e partive që janë pjesë e Parlamentit të Gjermanisë (Bundestagut) janë në favor të zgjatjes së mandatit të ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Koalicioni në pushtet Partia Social Demokrate (SPD), Të Gjelbërit dhe Liberalët dhe partitë opozitare Unioni Demokristian (CDU) dhe Unioni Kristian Social (CSU) kanë mbështetur propozimin e qeverisë gjermane për të zgjatur mandatin e KFOR-it edhe për një vit të mërkurën në lexim të parë, raportojnë mediat gjermane.

“Ne kemi nevojë për një KFOR të aftë për të vepruar, për të reduktuar potencialin e vazhdueshëm për konflikte dhe përshkallëzim në Veri të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë”, ka thënë përfaqësuesi i Demokristianëve në Bundestag, përgjegjës për politikën e mbrojtjes, Florian Hahn (CSU).

Përveç KFOR-it, Bundestagu votoi për zgjatjen e mandatit edhe për misionin EUFOR, që shërben në Bosnjë-Hercegovinë. Për EUFOR-in, votoi edhe partia ultra-nacionaliste Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Bundestagu, gjatë javës së ardhshme, pritet ta votojë në lexim të dytë zgjatjen e mandateve për të dyja misionet.

“Ruajtja e paqes në këtë rajon, afër Gjermanisë, është një synim i vlefshëm”, ka thënë sekretarja e Shtetit për Mbrojtjen, Siemtje Moeller (SPD).

The post Parlamenti i Gjermanisë përkrah zgjatjen e mandatit të KFOR-it appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here