nato-nuk-do-te-dergoje-forca-ne-ukraine,-siguron-stoltenberg

“NATO nuk ka ndërmend të vendosë forca në Ukrainë”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Ne jemi duke u fokusuar në mënyrën se si mund të krijojmë një kornizë më të fortë mbështetjeje, me kornizën e institucionalizuar për Ukrainën, dhe si të vendosim dhe biem dakord për një angazhim financiar afatgjatë për të siguruar që ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Këto ishin komentet e liderit të NATO-s në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin finlandez, Alexander Stubb, në Helsinki.

Sipas sekretarit, NATO nuk do të bëhet pjesë e konfliktit”.

“NATO po përgatitet të luajë një rol shumë më të rëndësishëm në koordinimin e mbështetjes dhe trajnimit të sigurisë për Ukrainën”, shpjegoi Stoltenberg.

Ai gjithashtu vuri në dukje se kjo do të kërkonte një “angazhim financiar afatgjatë” për të ofruar këtë mbështetje “në një bazë më të fortë dhe më të parashikueshme”.

The post NATO nuk do të dërgojë forca në Ukrainë, siguron Stoltenberg appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here