Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Drenasi është simbol i qëndresës dhe herozimit, pas takimit që pati me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovici, në një vizitë që e ka realizuar të premten, raporton Ekonomia Online. Ajo tha se është frymëzim i vazhdueshëm që të shkojë në këtë komunë, meqë një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar në Drenas, meqë është mbesë e kësaj komune.








