Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit në një takim në New York nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan. Përgjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti i falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Diskutuan mbi fuqizimin e bashkëpunimit dhe rritjen…








