11 mijë e 776 masa administrative të vendosura – mesatarisht 1 mijë e 682 në ditë.
Këto janë rezultat e arritura nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë në vetëm në një javë – nga data 2 qershor deri më sot.
Kështu gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore.
Arrestime dhe procedime penale: tre persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, dy persona për pa leje drejtimi, katër persona për shkelje të rregullave të qarkullimit, dy persona për korrupsion aktiv.
Ndërkaq masat administrative: 32 për xhama të zinj, 739 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, 324 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit, 640 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 24 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop” dhe 596 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
Masat për qëndrim të gabuar shënojnë shifrën më të lartë me 7 mijë e 908.
Sa i takon pezullimeve dhe bllokimeve: gjashtë raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 43 raste për tejkalim shpejtësie, nëntë raste të ndryshme, shtatë automjete u bllokuan, përfshirë tre me targa të huaja.
The post Mbi 11 mijë gjoba vetëm në një javë në Tiranë appeared first on Albanian Post.








