Home Shqipëria Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit

Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit

2
0
shqiperia-drejt-prodhimit-te-dokumenteve-digjitale-te-identifikimit

Ndryshimet ligjore për pasaportat dhe dokumentet biometrikë do t’i hapin rrugë shumë shpejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot në konferencën për mediet pas mbledhjes së qeverisë, se “përgatitja e ndryshimeve ligjore për pasaportat dhe dokumentet biometrikë, ka të bëjë me një ndryshim të rëndësishëm, që i përgjigjet zhvillimeve teknologjike të kohës”.

“Shqipëria duhet të emetojë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe ne po punojmë me kompaninë, që ligji të na mundësojë prodhimin edhe të dokumenteve digjitalë të identifikimit”, u shpreh Balla.

Sipas tij, synimi është që të gjithë dokumentet që mbajnë qytetarët në portofolë si ID, patenta, kartat e bankave etj., të jenë digjitale, të mbahen në telefonin e gjithësecilit.

“Ndaj ky ligj është i rëndësishëm, pasi i hap rrugën kompanisë që të ecë me prodhimin e dokumenteve digjitalë”, theksoi Balla.

Ky i fundit tha gjithashtu se kanë miratuar një strategji kombëtare, e cila synon parandalimin e emigracionit të paligjshëm dhe frenimin e kërkesave për azil.

Ai më tej u shpreh se qeveria synon riintegrimin e emigrantëve shqiptarë në tregun e punës dhe kjo strategji shtoi Balla është në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030”.

“Parandalimi i emigracionit, e dyta me frenimin e azilkërkimit dhe e treta lidhet me riintegrimit në shoqëri të emigrantëve në kuadër të vizionit Shqipëria 2030. Duhet të rrisim ofertën për vëllezërit dhe motrat tona me synim t’i kthejmë në Shqipëri. Miratimi i sotëm i strategjisë kombëtare është dokument i konsultuar në të gjitha nivelet”, tha ai.

The post Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit appeared first on Albanian Post.

Previous articleSelmanaj për aferën me ambalazhues: Aliu nga konfuziteti tha shumë të pavërteta – është në siklet të madh
Next articleAli Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here