Protesta e opozitës është shoqëruar me tensione pasi protestuesit kanë goditur me sende të forta drejt Policisë së Shtetit.
Disa protestues janë të pajisur me goma të cilat mesa duket do digjen sërish para bashkisë.
Pas një orë e e gjysmë, është mbyllur protesta. Mësohet se të mërkurën, do të mbahet protesta e radhës.
Përfaqësuesit e opozitës në protestën para Bashkisë Tiranë, u lënduan.
Policia i është kundërpërgjigjur tensioneve në protestë me spraj lotësjellës, çka ka shkaktuar edhe lëndimin e Klevis Balliut, Flamur Nokës, Belind Këlliçit dhe Bledion Nallbatit.
Policia e Shtetit ka marrë masat për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj proteste, e cila pritet të jetë agresive nga protestuesit ndërkohë që efektivët kanë blinduar hyrjen e bashkisë duke vendosur edhe gardh metalik.
Protesta e opozitës para Bashkisë, policia njofton planin e masave
Lajmi në përditësim
The post Tensione në protestën e opozitës, goditet me sende të forta drejt policisë appeared first on Albanian Post.








