Është vënë në pranga në Itali Aleks Ndreka.
Mësohet se ai është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano tre ditë më parë.
Ndreka ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe ishte në masën “arrest në burg” në mungesë.
Ndërkohë, në fund të majit ra në prangat e policisë në Verona të Italisë edhe Arian Tuku.
Tuku ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK, në kuadër të mega-operacionit të kryer disa ditë më parë.
Tuku, 36 vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Aleksandër Deda).
Atentati ndaj Ndrekës ndodhi më 1 dhjetor 2020 në autostradën Lezhë-Laç, ku Ndreka mbeti i plagosur.
The post Vihet në pranga nga policia në Itali Aleks Ndreka appeared first on Albanian Post.








