Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ndaluar të enjten dy persona për 48 orë, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “hyrje në sistemet kompjuterike”, “mashtrimi” dhe “shpëlaje të parave”.
Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Speciale nëpërmjet një komunikate për media e publikuar në platformën sociale në Facebook.
Nga prokuroria kanë njoftuar edhe për mjetet që janë sekuestruar.
“Lidhur me këtë rast janë sekuestruar mjete materiale prej 1 mijë eurove, pajisje elektronike, si dhe dy vetura”, thuhet në njoftim.
The post Prokuroria ndalon dy persona, dyshohen për “hyrje në sistemet kompjuterike”, “mashtrim” e “shpëlarje të parave” appeared first on Albanian Post.








