kurti,-walkerit:-raportimet-nga-terreni-derguan-deri-tek-nderhyrja-e-nato-se

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me diplomatin amerikan William Walker ia ka theksuar atij mirënjohjen që ka ndaj angazhimit të tij për Kosovën.

Përmes një komunikate për media është thënë se Kurti e vlerësoi lartë kontributin e tij për dokumentimin dhe dëshmimin e krimeve të rënda që po kryeshin nga Serbia në Kosovë.

“U vlerësua angazhimi dhe përkushtimi i Misionit Verifikues të OSBE-së që gjatë periudhës tetor 1998 deri në mars 1999 dokumentuan dhe dëshmuan krimet e rënda që po kryheshin nga Serbia ndaj popullit të Kosovës”.

Për Kurtin, raportimet që janë bërë ishin tejet me relevancë të madhe për ta treguar të vërtetën.

“Kryeministri Kurti theksoi se raportimet nga terreni ishin thelbësore për ta nxjerrë në dritë të vërtetën dhe për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare që çoi deri në ndërhyrjen e NATO-s”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe diplomati amerikan William Walker.

Ish-ambasadori amerikan i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), William Walker, pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka thënë se Kosova ka treguar suksese të mëdha këto 25 vjet prejse është çliruar.

Edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, të mërkurën, përmendi takimin me Ëalker, ndërkaq për këtë të fundit tha se është “mik i Kosovës”.

The post Kurti, Walkerit: Raportimet nga terreni dërguan deri tek ndërhyrja e NATO-së appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here