osmani-takon-davkoven-ne-shkup,-ne-fokus-thellimi-i-bashkepunimit

Në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, takoi presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me të cilën, sipas një njoftimi të lëshuar nga vetë presidentja kosovare, diskutoi për thellimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të të dy shteteve fqinje në Ballkanin Perëndimor.

“Edhe një herë, Presidentes ia urova marrjen e detyrës, gjersa diskutuam edhe për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të të dy shteteve tona”, theksoi ajo.

Ky është edhe takimi i parë mes homologeve prejse Siljanovska-Davkova mori detyrën në fillim të majit. Kandidatja e VMRO-DPMNE-së fitoi zgjedhjet presidenciale kundër presidentit të deritanishëm, Stevo Pendarovski, duke u bërë gruaja e parë që zgjidhet presidente në këtë shtet.

Ndryshe, në këtë samit, presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

Osmani e uroi për fitoren presidenciale, por Davkova s’e trajton sikurse liderët tjerë

The post Osmani takon Davkovën në Shkup, në fokus thellimi i bashkëpunimit appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here