Gjermania ka vijuar ecurinë e saj pozitive në Euro 2024, me një pjesë të parë bindëse kundër Hungarisë, ku udhëheq me rezultatin 1 me 0.
Megjithatë, ndeshja nuk është një pasqyrë e asaj goleade hapëse ndaj Skocisë, me Panzerat, të cilët iu desh edhe të vuanin disi për të gjetur rrugën e rrjetës.
Mbrojtja hungareze jo vetëm ka mbajtur mirë në 45 minutat e para, por edhe ka rrezikuar për të shënuar në disa raste.
Ishte Jamal Musiala, ai i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 22-ë, falë një këmbënguljeje në zonën kundërshtare të Ilkay Gundogan. Ky është goli i dytë i Musiala në Euro 2024.
Nga ana tjetër, Hungaria rrezikoi seriozisht portën e Neur me një goditje dënimi të jashtëzakonshme nga Dominik Szoboszlai, e cila u prit nga gjigandi i portës gjermane.
Hungaria ndërkaq arriti të shënonte në minutën e fundit të pjesës së parë, por goli u anulua për një pozicion të parregullt.
Gjermani kërcënoi disa herë portën hungareze, por pa konkretizuar.
Të ndëshkuar me të verdhë në pjesën e parë ndërkohë kanë qenë Antonio Rudiger nga Gjermania dhe Barnabas Varga nga Hungaria.
The post Gjermania dominon dhe kryeson ndaj Hungarisë në pjesën e parë appeared first on Albanian Post.








