ldk:-edhe-nje-vendim-anti-kushtetues-i-qeverise

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka shpallur antikushtetues shkarkimin e njërës anëtare të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, nga LDK-ja, kanë thënë se e kanë mirëpritur vendimin e Kushtetueses duke theksuar se kjo çështje ishte ngritur me kërkesë të tyre.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të mbështetur edhe nga disa deputetë nga opozita, për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kimete Gashi”, kanë thënë ata.

Më tej, potencuan se ky vendim vërtetoi qëndrimin e LDK-së se partia në pushtet, “Lëvizja Vetëvendosje”, përmes Kuvendit, ka bërë shkelje të Kushtetutës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, do të vazhdojë vëzhgimin dhe trajtimin e vendimeve anti-kushtetuese të qeverisë dhe institucioneve tjera qendrore dhe t’i adresoj ato në institucionet përkatëse”, kanë shkruar nga kjo parti në Facebook.

Tutje, nga LDK-ja, deklaruan se rendi kushtetues është i pacenueshëm dhe duhet të mbetet i tillë.

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur antikushtetues vendimin e Qeverisë së Kosovës, të votuar më pas në Kuvend, për shkarkimin e njërës anëtare të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), e cila si kryetare e panelit për rastin e një tenderi të insulinave votoi për kontraktimin e tyre pa garancitë e kompanisë për cilësinë e barit.

Sipas vendimit të Kushtetutës, as Qeveria dhe as Kuvendi s’kanë dhënë asnjë arsyetim lidhur me cenimin e pretenduar të etikës profesionale të anëtares së OSHP-së, Kimete Gashi.

The post LDK: Edhe një vendim anti-kushtetues i Qeverisë appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here