spektakel-ne-grupin-d:-austria-del-e-para,-franca-e-dyta,-holanda-e-treta

Grupi D në Euro 2024 ka shpalosur një prej surprizave më të bukura në këtë kampionat evropian, ku përkundër çdo gjase të mundshme, përballë Francës së madhe dhe Holandës, fituese e grupit është shpallur Austria.

Një fushatë e jashtëzakonshme kjo e austriakëve të trajnerit Ralf Rangnick, të cilët arritën që ndeshjen e fundit të grupit të mposhtnin Holandën me rezultatin 2 me 3 dhe të përfitonin nga një barazim i Francës me Poloninë (1-1), për të fituar grupin.

Austria e dominoi prej fillimit lojën, ku me sulme të nxitueshme në fillim të ndeshjes, arritën të detyrojnë Donyell Malen të shënojë një autogol.

Përgjigja holandeze erdhi me fillimin e pjesës së dytë, me një gol nga Cody Gakpo, i cili baraspeshoi gjithçka. Por nuk zgjati shumë.

Romano Schmid shënoi 10 minuta më pas dhe e çoi sërish përpara Austrinë.

Holanda e rrezikuar e ndjeu se duhet të bënte diçka dhe në minutën e 75-ë, Memphis Depay çoi topin në rrjetë. Gëzim i madh te portokallinjtë…vetëm për pesë minuta.

Është Marcel Sabitzer me një inkursion nga e majta, dhe 2 me 3, Austria rrëmben vendin e parë.

Paralelisht, Franca mbetet letargjike, me një lojë monotone.

Edhe pse me Mbappe të rikthyer, arrin të shënojë ky i fundit vetëm me një penallti. Po me një të tillë, shënon edhe Lewandowski dhe nuk i jep mundësi Francës të marrë kreun e grupit, duke e mbyllur kështu Polonia edhe fushatën e saj të varfër me një pikë nderi.

Renditja përfundimtare: Austria 6 pikë, Franca 5 pikë, Holanda 4 pikë, Polonia 1 pikë.

The post Spektakël në Grupin D: Austria del e para, Franca e dyta, Holanda e treta appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here