Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në një shkollë në Finlandë. Si pasojë e të shtënave një fëmijë vdiq dhe dy të tjerë u plagosën, njëri prej të plagosurave është nga Kosova. Osmani tha se ndan dhimbjen me familjet e prekura. “Shërim të shpejtë për të lënduarit”, tha ajo.








