Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it sot ka përfunduar stërvitje të mbajtur në kampin “Villaggio Italia”, e cila kishte për qëllim vlerësimin e gatishmërisë operacionale të njësive dhe testimin e procedurave për dislokimin e shpejtë të mjeteve dhe kapaciteteve. “Stërvitja e titulluar “Sabre e Bronzit 2024” paraqiste një sërë aktivitetesh të përbashkëta për të menaxhuar krizat dhe për të mbajtur…








