juventus-konsideron-rikthimin-e-ish-mbrojtesit-legjendar

Drejtori sportiv i Juventus-it, Cristiano Giuntoli, po përgatitet të shkundë drejtimin e klubit gjatë verës dhe mund t’i drejtohet Giorgio Chiellini-t të pensionuar së fundmi.

Bardhezinjtë pritet të humbasin disa anëtarë të bordit drejtues në fund të sezonit, me Giovanni Manna-n në rrugën e duhur për të marrë rolin e drejtorit sportiv te Napoli dhe Federico Cherubini një kandidat për Parma-n, ndërsa kontrata e Mauro Pederzoli-t nuk do të rinovohet.

Giuntoli ka identifikuar tashmë zëvendësuesit për dhomën e pasme të Juventus-it, duke kërkuar krahun e tij të djathtë te Napoli, Giuseppe Pompilio dhe drejtorin e Pisa-s, Stefano Stefanelli.

Një gjë që tifozët kanë shpresuar është rikthimi i një ish-lojtari pas largimit të Pavel Nedved-it.

Faqja e tetë e gazetës së sotme të “Gazzetta dello Sport” detajon se si Giuntoli po mendon të thërrasë Chiellini-n në muajt e ardhshëm për t’i ofruar atij një rol te Juventus-i.

Ish-mbrojtësi 39-vjeçar i vari këpucët në janar dhe aktualisht po punon si trajner me Los Angeles FC.

Chiellini do të kthehej me kënaqësi te “Zonja e Vjetër”, por do të kërkonte një rol që lidhet me financat dhe ekonominë e klubit, në vend të një roli në departamentet e skautizmit apo të tregut të transferimeve.

The post Juventus konsideron rikthimin e ish-mbrojtësit legjendar appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here