merih-demiral-dergon-turqine-ne-cerekfinalet-e-euro-2024

Turqia ka arritur kualifikimin në çerekfinalet e Euro 2024, pas një paraqitjeje mbreslênëse të Merih Demiral, i cili realizoi dy gola në triumfin 2-1 përballë Austrisë.

Demiral shënoi golin e parë për Turqinë që në sekondat e para të ndeshjes. Gol i cili mbylli edhe pjesën e parë në avantazhin e turqve.

Goli i dytë do të vinte në minutën e 59, me ish-mbrojtësin e Juventus-it që kërceu mbi të gjithë gjatë një goditje nga këndi dhe mdëshkoi austriakët.

Demiral është bërë mbrojtësi i parë që shënon dy herë në një ndeshje të fazës eliminatore në një turne të madh (Kupa e Botës/EURO) që nga Lilian Thuram i Francës kundër Kroacisë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 1998.

Michael Gregoritsch realizoi golin për austriakët në minutën e 66. Megjithatë, me një gol të realizuar dhe shumë raste të shpërdoruara, Austria nuk ka doli të shkonte më shumë se raundi i 1/16-ave.

Çerekfinalet e Euro 2024

Spanja do të përballet me vendasit e Gjermanisë. Portugalia përballet me Francën. Anglia ndeshet me Zvicrën. Ndërsa, Holanda me Turqinë.

Gjysmëfinalet do të jenë: Spanjë/Gjermani – Portugali/Francë nga njëra anë dhe Angli/Zvicër – Holand/Turqi në krahun tjetër.

Dy çerekfinalet e para, Spanjë – Gjermani (ora 18:00) dhe Portugali – Francë (ora 21:00), luhen të premten më 5 korrik.

Dy çerekfinalet e dyta, Angli – Zvicër (ora 18:00) dhe Holand – Turqi (ora 21:00), luhen të shtunën më 6 korrik.

Gjysmëfinalja e parë luhet të martën më 9 korrik, ora 21:00. Ndërsa, gjysmëfinalja e dytë luhet të mërkurën më 10 korrik, ora 21:00.

Finalja e madhe do të zhvillohet në Berlin, më 14 korrik, duke filluar nga ora 21:00.

Holanda kalon me lehtësi Rumaninë dhe siguron çerekfinalet e Euro 2024

The post Merih Demiral dërgon Turqinë në çerekfinalet e Euro 2024 appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here