Home Shqipëria Erdogan heq çdo dyshim: Kemi ndaluar tregtinë me Izraelin

Erdogan heq çdo dyshim: Kemi ndaluar tregtinë me Izraelin

2
0
erdogan-heq-cdo-dyshim:-kemi-ndaluar-tregtine-me-izraelin

“Ngjarjet që ndodhën midis Izraelit dhe Palestinës janë të papranueshme. Ne u detyruam të merrnim masa dhe bëmë hapin që kërkohej. Kishim një qarkullim tregtar prej 9.5 miliardë dollarësh, tani e kemi ndalur”.

Kështu e ka njoftuar situatën vetë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka hequr çdo dyshim se tashmë tregtia mes Turqisë dhe Izraelit është krejtësisht e ndaluar, pas një raportimi fillestar të Bloomberg mbrëmjen e 2 prillit.

Ministria turke e Tregtisë tha po ashtu se operacionet e eksportit dhe importit në lidhje me Izraelin janë ndalur.

Ministria vuri në dukje se Ankaraja “do t’i zbatojë në mënyrë rigoroze dhe me vendosmëri këto masa derisa qeveria izraelite të lejojë një rrjedhë të vazhdueshme dhe të mjaftueshme të ndihmave humanitare në Gaza”.

Reagim ndërkaq ka pasur edhe nga ministri i Jashtëm izraelit.

Israel Katz, akuzoi Erdoganin se sillet si një “diktator”, pasi Bloomberg citoi dy zyrtarë të lartë turq duke thënë se Ankaraja kishte rritur ndjeshëm kufizimet e vendosura fillimisht muajin e kaluar, duke ndaluar të gjitha importet ose eksportet që nga e enjtja.

Turqia më pas e zyrtarizoi pezullimin dhe mbetet e paqartë se cilat janë kushtet e nevojshme për rifillimin e tregtisë.

Mosmarrëveshja ndoshta do të thellojë tensionet mes dy ish-aleatëve të afërt, të cilat janë përkeqësuar që nga fillimi i krizës në Gaza.

Militantët e Hamasit vranë 1 mijë e 136 qytetarë izraelitë më 7 tetor dhe morën peng rreth 250 njerëz, dhe që atëherë Izraeli ka dërguar ushtarë në Gaza dhe ka bombarduar territorin, duke vrarë më shumë se 34 mijë njerëz, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Ministria e Tregtisë e Turqisë njoftoi fillimisht kufizime mbi eksportet në Izrael në fillim të prillit, duke ndaluar eksportin e produkteve të hekurit dhe çelikut dhe pajisjeve të ndërtimit. Të dy vendet kishin një vëllim tregtar prej 6.8 miliardë dollarësh në 2023.

Katz tha se Erdogan “po thyente marrëveshjet duke bllokuar portet për importet dhe eksportet izraelite”.

Ai tha: “Kështu sillet një diktator, duke shpërfillur interesat e popullit dhe biznesmenëve turq dhe duke injoruar marrëveshjet tregtare ndërkombëtare”.

Katz shtoi se Izraeli do të përpiqet të zëvendësojë çdo produkt të humbur nëpërmjet prodhimit vendas dhe importeve nga vendet e tjera.

Muajin e kaluar Katz kritikoi Erdoganin për vendimin e tij për të publikuar takimin e tij të fundit në Stamboll me kreun e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh.

The post Erdogan heq çdo dyshim: Kemi ndaluar tregtinë me Izraelin appeared first on Albanian Post.

Previous articleQendra për Mbrojtjen e Grave në vështirësi të mëdha financiare – gratë që ikin nga burrat dhunues shpejt mund ta humbin edhe këtë strehë shpëtimi 
Next articleKPMShCK e ktheu në punë, Ministria e largon përsëri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here