osmani-leter-bidenit:-kosova-vazhdon-te-mbeshtetet-ne-rolin-ekzistencial-te-shba-ve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, në një letër drejtuar presidentit amerikan, Joe Biden, për nder të 248-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka thënë se Kosova vazhdon të mbështetet në rolin ekzistencial të SHBA-ve në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave që lidhin së bashku të dy kombet dhe demokracitë në mbarë botën.

Ajo ka përmendur edhe rolin e SHBA-së në përgjithësi dhe Bidenit në veçanti në çlirimin e Kosovës 25 vjet më parë: “Angazhimi juaj, personal dhe kombëtar, ka qenë qendror në rrugëtimin tonë drejt arritjes së pavarësisë, konsolidimit të demokracisë, forcimit të aftësive mbrojtëse dhe ekonomisë, si dhe përmirësimit të vazhdueshëm të pozitës sonë ndërkombëtare”.

“Sot, ne qëndrojmë pranë jush në nderim të vizionit dhe guximit të atyre që patën kurajon të shpallin lindjen e një kombi mbi themelet e së drejtës për jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë… Qoftë kjo ditë një ditë reflektimi dhe vlerësimi për të kaluarën e për të tashmen, dhe një ditë për ripërtëritjen e angazhimit për të ardhmen”, ka shkruar mes tjerash Osmani.

Dita e Pavarësisë së SHBA-së në Kosovë shënohet çdo vit në shenjë falënderimi për mbështetjen e palëkunduar amerikane ndaj aspiratave të Kosovës për liri. Dita e Pavarësisë së SHBA-së përkujton 4 korrikun 1776, kur etërit themelues miratuan Deklaratën e Pavarësisë, një dokument përmes së cilit kolonitë amerikane njoftuan shkëputjen nga Britania e Madhe.

The post Osmani letër Bidenit: Kosova vazhdon të mbështetet në rolin ekzistencial të SHBA-ve appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here