Ballkani e nis me këmbën e mbarë aventurën në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League 2024-25, duke fituar me përmbysje 2-1 ndaj UE Santa Coloma.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e gjeti veten në disavantazh, por në fund, doli e buzëqeshur nga fusha e “DEVK-Arena” në Andorrë.
Youssef El Ghazoui realizoi golin e parë të takimit në minutën e 22, duke kaluar Sanata Coloma-n në avantazh.
Lindon Emërllahu do të vendoste barazpeshën e takimit në minutën e 42 kur ekzekutoi saktë një 11 metërsh.
Goli i përmbysjes për Ballkanin do të vinte në minutën e 90 të takimit me autor, Bernard Karricën.
Ndeshja e kthimit mes Ballkanit dhe Santa Coloma-s do të zhvillohet më 17 korrik, duke filluar nga ora 16:30.
Një ecuri jo të mirë pati skuadra tjetër shqiptare, Deçiqi i Tuzit, kampione e Malit të Zi, e cila u mund 3-0 në transfertën e The New Saints.
Të tre golat e takimit u shënuan gjatë pjesës së parë nga Brad Young (dy) dhe Daniel Davies.
Takimi i kthimit mes Deçiqit dhe TNS do të zhvillohet më 16 korrik, duke filluar nga ora 21:00.
Kujtojmë se të mërkurën do të luajnë dy ekipe të tjera shqiptare në kualifikueset e Champions League: Slovan – Struga (ora 19:00) dhe Borac – Egnatia (ora 21:00).
The post Ballkani triumfon me përmbysje ndaj Santa Coloma-s appeared first on Albanian Post.








