maqedonci:-perendimi-te-ushtroje-presion-mbi-serbine,-radojicic-eshte-vetem-nje-vegel

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të ushtrojë presion mbi Serbinë, kjo për shkak të qasjes së saj në raport me Kosovën.

“Duhet një presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të ndryshuar qëndrimet politike në raport me Republikën e Kosovës, pastaj normalisht edhe veprimet operacionale”, ka thënë ai në një intervistë për RTV 21.

Duke folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe organizatorin e këtij akti, Milan Radojiçiç, Maqedonci ka potencuar se as vdekja e tij nuk do të ndryshonte diçka.

“Po të mos jetë Radojiçiç-i do të jetë dikush tjetër, përderisa Serbia mbështet kësi lloj grupesh. Në këtë rast Radojiçiç është një vegël që është tentuar të shfrytëzohet për të arritur objektivat politike dhe kriminale”, ka potencuar ai.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për prestigjiozen amerikane, CNN, ka potencuar se “Serbia është shumë agresivë ndaj Kosovës”.

“Fillimisht duke mos e njohur si shtet të pavarur, krahas kësaj është e angazhuar në luftë hibride dhe bën stërvitje ushtarake në kufi”, i tha ai gazetares britaniko-iraniane, Christiane Amanpour.

Duke nënvizuar faktin se Serbia ka 48 baza operative përgjatë kufirit me Kosovën, Kurti potencoi se Beogradi është “në pritje të një dritareje të re të mundësive”.

“Ajo çfarë kërkojmë nga partnerët perëndimorë është që t’i bëjnë presion Beogradit që t’i tërheqin këto baza, që secila që ka 50-150 ushtarë, oficerë me pajisje, municion dhe armatim ushtarak ruse, por edhe atë kinez”, ka shtuar ai.

Nga aspekti politik, sipas Kurtit, Serbia është e ngjashme Rusinë.

“Ata nuk njohin de facto dhe de juro fqinjët e tyre, i shkaktojnë problmeve fqinjëve, sepse duan të zgjerohen”, potencoi ai.

Kurti ndër të tjera gjatë intervistës tha se Rusia dhe Serbia, historikisht, e kanë imituar njëra-tjetrën.

“Kremlini dhe Beogradi, historikisht, kulturalisht, politikisht, por edhe operacionalisht, kanë imituar njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja pse ne jemi shumë të shqetësuar, sepse është në interes të Kremlinit që të kontraktojë konflikte të mëtejshme në Evropë përmes përfaqësuesve të tij. Serbia në Ballkan është një përfaqësues i Rusisë”, ka thënë Kurti.

The post Maqedonci: Perëndimi të ushtrojë presion mbi Serbinë, Radojiçiç është vetëm një vegël appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here