Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Estonisë dhe shefen e ardhshme të politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Osmani me Kallasin është takuar gjatë samitit të NATO-s që është mbajtur në Washington të SHBA-së. Osmani përveç Kallasit, ka takuar edhe kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden. Ajo ka shkruar se me të dy ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit.








