Kandidati republikan presidencial Donald Trump është kthyer të shtunën në zonën rurale të Pensilvanisë, aty ku për pak ishte vrarë. Ai mblodhi një turmë të madhe në shtetin kritik të fushëbetejës një muaj përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit. ”Siç po thosha unë”, tha Trump ndërsa u shfaq në skenë, duke pretenduar se po rifillonte fjalimin që u ndërpre kur u plagos në vesh nga një plumb më 13 korrik.








