Ekipi i zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris, ka mbledhur më shumë se 81 milionë dollarë donacione, në periudhën 24-orëshe, që kur Presidenti Joe Biden njoftoi vendimin e tij për t’u larguar nga dueli i dytë, kundrejt Donald Trump.
Grumbullimi masiv i fondeve përfaqëson shumën më të madhe 24-orëshe të mbledhjes së fondeve nga secila palë në fushatën presidenciale 2024.
Trump raportoi se kishte mbledhur më shumë se 50 milionë dollarë në periudhën 24-orëshe pas dënimit të tij për krim në gjyqin e parave në New York. Biden raportoi 38 milionë dollarë në katër ditët pas performancës së tij katastrofike të debatit.
Totali i ri i Harris përmban donacione nga qindra mijëra donatorë për herë të parë, tha fushata.
Kështu, duke lënë të kuptohet se nuk janë thjesht palët e interesit, të cilët xhirojnë miliona dollarë në fushata zgjedhore, por kryesisht njerëzit e thjeshtë, ata të cilët kanë dhuruar.
The post Kamala Harris thyen rekorde, mbledh 81 milionë dollarë donacione në 24 orë appeared first on Albanian Post.








