intervistimi-i-haxhiut-nga-prokuroria-vazhdon-edhe-te-marten

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar mbrëmjen e së hënës për intervsitimin që i ka bërë Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në lidhje me dy deklarata të saja.

Në njoftim është theksuar se me autorizim të Prokurorisë Speciale, është intervsituar Haxhiu, me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në “DebatPlus” më datë 02 korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë të caktuar.

Pos kësaj, është bërë me dije se Ministrja Haxhiu është intervistuar edhe për postimin e saj në rrjetin social Facebook më 20 korrik, në lidhje me arratisjet që kanë ndodhur nga burgjet e Kosovës.

Në këtë postim, Haxhiu tha se arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës janë organizuar nga Serbia, çka bëri që të ketë reagim të ashpër nga opinioni publik dhe opozita.

Çka konkretisht tha Haxhiu?

Albulena Haxhiu, duke folur për rastin e Faton Hajrizit – i vrarë nga policia serbe në Lozincë –kishte thënë se arratisjet nga burgjet janë bashkëorganizuar nga grupe që kontrollohen nga shteti i Serbisë.

Deklaratë kjo e çuditshme e Haxhiut, meqë ajo është vetë personi përgjegjës për Shërbimin Korrektues të Kosovës, institucioni që duhet të sigurojë mbarëvajtjen e burgjeve në nivel shteti.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit është intervistuar ministrja Haxhiu nga hetuesit e Policisë së Kosovës”, kanë shpjeguar burimet për Albanian Post.

Të shtunën e 20 korrikut, ministrja Haxhiu, ka pretenduar se arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës i ka nxitur Serbia.

“Ky organizim konsiston në dhënien e garancisë që për personat e tillë territori i Serbisë, grupet kriminale atje, e nivele të caktuara të pushtetit, u ofrojnë mburojë nga ndjekja penale e Republikës se Kosovës”, shkroi ajo në Facebook.

“Mburoja nuk jepet vetëm ndaj mos-ekstradimit por ndaj çfarëdo bashkëpunimi informativ me organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës”, shtoi.

Ndërsa, para 20-ditëve, Haxhiu kishte deklaruar në emisionin “Debat Plus” se “a mendon ti që unë nuk kam pasur raste, kur prokurorë e gjyqtarë më kanë çu fjalë për takim, me u marrë vesh disi”.

Prandaj, ministres i është kërkuar të jap detaje se kush kanë qenë prokurorët dhe gjyqtarët që kanë provuar ilegalisht t’i qasjen asaj.

The post Intervistimi i Haxhiut nga Prokuroria vazhdon edhe të martën appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here