Një sherr mes tre vëllezërve ka ndodhur në Hamallaj të Durrësit, ku Policia i ka arrestuar ata për shkak të një konfliktimi me njëri-tjetrin në oborrin e banesave të tyre.
Po ashtu, mësohet se një prej vëllezërve, ka mbetur i plagosur nga ngjarja.
Sipas komunikatës nga Policia, pas marrjes së njoftimit se në Hamallaj, Durrës, po ndodhte një konflikt midis tre vëllezërve, shkuan menjëherë në adresën e dhënë, duke ndërhyrë dhe neutralizuar të dyja palët e konfliktit, konflikt ky që mund të kishte pasoja për jetën.
Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. P., njërit prej vëllezërve policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, katër karikatorë për pistoletat, një silenciator të pamontuar dhe fishekë luftarakë. Gjithashtu, u sekuestrua dhe mjeti prerës (thikë) i përdorur gjatë konfliktit.
Policia arrestoi 2 vëllezërit L. P., 49 vjeç, dhe Y. P., 43 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe tjetri A. P., 53 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim prone”.
The post Sherr mes tre vëllezërve në Hamallaj, plagoset njëri, gjenden armë në banesë appeared first on Albanian Post.








