federata-shqiptare-e-mundjes-shperthen-ne-indinjate:-na-vodhen-haptazi-ne-lojerat-olimpike

Federata Shqiptare e mundjes ka shpërthyer në një indinjatë, përmes një reagimi publik, duke thënë se janë vjedhur haptazi në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Rasti i përmendur është ai i mundësit shqiptar Chermen Valiev, i cili në raundin çerekfinal, zhvilluar më 9 gusht, është mundur nga garuesi i Uzbekistanit, Razambek Salambekovitch, me vendim gjyqtarësh 6-5 në “Champ-de-Mars Arena”.

Por, pavarësisht rezultatit, Federata Shqiptare pretendon se ka pasur shkelje të hapura dhe vendime të padrejta në këtë ndeshje, të cilat e kanë penalizuar Valievin.

Madje, sipas Federatës, nuk bëhet fjalë thjesht për “padrejtësi të vogla”, por këto të bëra ndaj Valiev, janë të mëdha dhe kushtëzuese.

Sipas reagimit, Valiev në ndeshjen çerekfinale, në sekondat e fundit ka humbur me një vendim te padrejtë të gjyqtarisë, 6-5 në favor të mundësit nga Uzbekistani, ku ndeshja ishte terësisht e dominuar nga Valiev, por pa mundur të marr fitoren e mohuar.

“Me kaq guxim të madh dhe kaq haptazi, dje vodhën finalen nga sportisti ynë dhe ëndrrën tonë dhe të tij, për medaljen historike”, vijon Federata. “Ky diskriminim në këtë event sportiv me rendësi kaq të madhe lë realisht për të dëshiruar. Vjedhje!”.

Gjithsesi, shpresa për medalje nuk është shuar për Valiev, pasi ai mund të kapë një medalje historike për Shqipërinë, pasi është vetëm një ndeshje larg bronzit.

Sfida e vlefshme për kategorinë deri në 74kg, kundër bjellorusit Mahamedkhabib Kadzimahamedau përfundoi 12-2 për Valiev.

Kështu, mundësi i natyralizuar si shqiptar, kalon në fazën tjetër.

Ai i afrohet më tepër mundësisë për të fituar medaljen e bronztë, në duelin e sotëm që do të zhvillojë në orën 18:00.

The post Federata Shqiptare e Mundjes shpërthen në indinjatë: Na vodhën haptazi në Lojërat Olimpike appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here