dudaev-nuk-kalon-ne-gjysmefinale,-por-shpresa-mbetet-e-gjalle-per-bronz

Mundësi shqiptar Islam Dudaev e ka pasur të pamundur të zërë një vend në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike, pasi u mposht me rezultat të pastër 11 me 0 nga iraniani, Rahman Amouzadkhalili.

Dudaev nuk arriti të dilte në më të mirën e tij në takimin çerekfinale ndaj iranianit, i cili duhet theksua se është numri 2 i renditjes botërore në peshën e tij.

Mundësi shqiptar e pa të vështirë që prej fillimit, me dy dalje nga tapeti, e më tej gjithçka foli për iranianin, pasi Dudaev e kishte të vështirë të realizonte kapje ndaj kundërshtarit.

Megjithatë, shpresat nuk janë shuar për një medalje të mundshme bronzi, pasi nëse Amouzadkhalili arrin të kapë finalen, atëherë edhe Dudaev do të ketë mundësinë që të korrë sukses në bronz.

Ndërkaq, Chermen Valiev, mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ka mposhtur bjellorusin, Mahamedkhabib Kadzimahamedau, në fazën çerekfinale.

Sfida e vlefshme për kategorinë deri në 74 kg, përfundoi 12-2 për Valiev.

Kështu, mundësi i natyralizuar si shqiptar, kalon në fazën tjetër.

Ai i afrohet më tepër mundësisë për të fituar medaljen e bronztë, në duelin e sotëm që do të zhvillojë në orën 18:00.

Valiev do të përballet me mundësin nga Taxhikistani, Viktor Rasadin.

Në rast triumfi, atëherë Shqipëria do të fitonte medaljen e parë në Olimpiadë, atë të bronztë.

The post Dudaev nuk kalon në gjysmëfinale, por shpresa mbetet e gjallë për bronz appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here