aak-ja-e-perkushtuar-per-krijimin-e-kushteve-qe-diaspora-te-mund-te-investoje-ne-kosove,-thote-haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka potencuar se partia të cilën ai e drejton është e përkushtuar për krijimin e kushteve të favorshme që diaspora të mund të investojë në Kosovës.

“Aleanca është e hapur për bashkatdhetarët dhe e gatshme si gjithmonë për të qenë në mbështetje të tyre për çfarëdo që ata kanë nevojë”, ka shkruar ai në platformën sociale, Facebook.

Haradinaj ndër të tjera ka njoftuar se gjatë muajve të fundit ka arritur të takoj shumë bashkatdhetar të cilët i ka përgëzuar për “punën e palodhshme që janë duke bërë për shqiptarët në diasporë dhe për fuqizimin e Aleancës atje”.

Ndryshe edhe Qeveria e Kosovës mori vendim për subvencionimin e policës kufitare për mërgatën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në njoftimin e tij për lirimin nga kjo pagesë, ka thënë se Kosova e pret diasporën “me krah hapur dhe zemrën plot”.

“Si çdo verë, e përherë, Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot. Ju që do të vini me automjete, nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse”, ka shkruar Kurti në Facebook.

The post AAK-ja e përkushtuar për krijimin e kushteve që diaspora të mund të investojë në Kosovë, thotë Haradinaj appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here