eulex:-hapja-e-ures-se-ibrit-eshte-ceshtje-e-dialogut

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), ka thënë se Unioni ka qëndrim që çështja e hapjes së Urës mbi lumin Ibër është temë e dialogut të Brukselit dhe se çdo vendim për hapjen e saj duhet të merret në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Diskutimet janë duke vazhduar, dhe Bashkimi Evropian është duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë në Kosovë”, kanë thënë nga EULEX, në një përgjigje për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”.

Sa i përket situatës së sigurisë në Veri, EULEX-i ka theksuar se është e qetë, por e brishtë.

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti, është duke insistuar në hapjen e plotë të urës që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut, pasi që aktualisht shfrytëzohet vetëm për këmbësorë.

Nga ana tjetër, vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimin Evropian (BE), kanë kundërshtuar hapjen e urës në këto momente, derisa kanë kërkuar që kjo çështje të trajtohet në dialogun e Brukselit.

The post EULEX: Hapja e Urës së Ibrit është çështje e dialogut appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here