franca-kualifikohet-ne-gjysmefinalet-e-euro-2024,-eliminohet-portugalia

Franca është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Euro 2024 pasi ka mundur Portugalinë me penallti. Takimi në 120 minuta përfundoi në barazim pa gola, teksa te 11 metërshat “Gjelat” triumfuan 5-3.

Pas Spanjës, e cila eliminoi më herët Gjermaninë, Franca është kombëtarja e dytë që arrin gjysmëfinalet e Euro 2024. Të dyja do të përballen të martën për një biletë në finalen e madhe të Berlinit.

Spanja dhe Franca do të takohen në Euro për herë të 5-të, herën e katërt në fazën eliminatore. Francezët kanë fituar dy raunde me eliminim direkt (finalja e 1984 dhe çerekfinalet e 2000), me spanjollët që kanë fituar duelin më të fundit: çerekfinalet e 2012-ës.

Gjysmëfinalja tjetër do të vendoset të shtunën kur të përballen çiftet Angli – Zvicër dhe Holand – Turqi. Dy ekipet fituese në këtë rast do të ndeshen me njëri-tjetrin për një vend në finale të mërkurën.

Dueli i sotëm mes Francës dhe Portugalisë ishte i luftuar nga fillimi deri në fund. Një ndeshje me shumë raste, ndonëse munguan konkretizimet.

Dy portierët, Diogo Costa i Portugalisë dhe Mike Maignan i Francës ishin në lartësinë e duhur të sfidës duke kryer disa pritje vendimtare.

Ishte gjithashtu një takim ku skuadrat performuan në një nivel, pothuajse, të njëjtë.

Franca u tregua e saktë nga pika e bardhë duke realizuar me Dembele, Fofana, Kounde, Barcola dhe Theo Hernandez.

Cristiano Ronaldo, B.Silva dhe Nuno Mendes realizuan për Portugalinë, teksa Joao Felix u tregua i pasaktë te 11 metërshi i tij.

Statistikat e ndeshjes

Notat e lojtarve (sipas Whoscored)

Statistika interesante të arritura në Portugali – Francë

Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar në një turne të mëdh për herë të parë në karrierën e tij.

As Jules Kounde dhe as Bradley Barcola, të cilët të dy patën tentativa të suksesshme, nuk kishin goditur kurrë një penallti, duke përfshirë ato në fazat e eliminimit, në karrierën e tyre profesionale para mbrëmjes së sotme.

Lojtarët e Francës nuk kanë shënuar asnjë gol nga loja e hapur në gjashtë ndeshjet e fundit (1 nga penalltia, 2 autogola të kundërshtarit), rasti i parë në 60 vitet e fundit.

Franca arrin në gjysmëfinale të Euro 2024, pavarësisht se nuk ka arritur të shënojë nga asnjë prej 86 goditjeve pa penallti në pesë ndeshjet e tyre deri më tani.

The post Franca kualifikohet në gjysmëfinalet e Euro 2024, eliminohet Portugalia appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here