Policia e Shkodrës njofton se pas përplasjes më Jet Ski ka humbur jetën në spital 19-vjeçari italian.
Dy të rinjtë ishin në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë, ku dyshohet se si pasojë e manovrave të gabuara, kanë përplasur dy mjetet lundruese Jet Ski.
Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
The post Velipojë: U përplas me Jet Ski, ndërron jetë në spital 19-vjeçari italian appeared first on Albanian Post.








