kosova-renditet-e-dyta-ne-mesin-e-shteteve-evropiane-ne-zhvillim-per-nga-niveli-i-ihd-ve,-zbulon-raporti-i-fdi-se

Kosova ka zënë vendin e dytë në mesin e shteteve evropiane në zhvillim në indeksin e performancës për tërheqjen e investimeve të huaja direkte (IHD) për vitin 2023 – dhe në vendin e pestë në të gjithë botën – në bazë të një raporti të publikuar nga qendra FDI Intelligence për investime të huaja.

Në mesin e shteteve evropiane në zhvillim, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë pasur performancën më të mirë për tërheqjen e IHD-ve në vitin 2023. Në vendin e parë është Mali i Zi, pasuar nga Kosova në vendin e dytë. Serbia është në vendin e tretë, kurse Maqedonia e Veriut në vendin e katërt.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të dielën gjatë ditës, ka deklaruar se vendi i vogël ballkanik është duke u bërë një ndër destinacionet kryesore për investitorët e huaj: “Një provë më tepër se progresi demokratik dhe ekonomik në Kosovë ecin paralelisht”.

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) kanë zënë vendin e parë në nivel global sa i përket performancës dhe tërheqjes së IHD-ve në vitin 2023, pasuar nga Kosta Rika në vendin e dytë dhe Monako në vendin e tretë. Në dhjetë vendet e fundit janë Rusia, Kina, Algjeria, Japonia, Izraeli, Argjentina dhe Etiopia.

The post Kosova renditet e dyta në mesin e shteteve evropiane në zhvillim për nga niveli i IHD-ve, zbulon raporti i FDI-së appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here