Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Polacit dhe të Abrisë së Poshtme, derisa ka potencuar se makineria e regjimit gjenocidal të Serbisë afro dy muaj para kapitullimit të saj, intensifikoi përpjekjet për shfarosjen e popullit shqiptar dhe spastrimin etnik anembanë Kosovës.
“Polaci dhe Kosova sot kujtojnë prillin e vitit 1999, kur regjimi gjenocidal i Serbisë në një ofensivë njëjavore, vrau 78 martirë të këtij fshati dhe atyre përreth. Sot i kujtojmë dhe përulemi me respekt edhe për 8 dëshmorët e UÇK-së, të cilët ranë në altarin e lirisë. Më 7 prill makineria vrastare njësoj veproi edhe në Abri të Poshtme, ku u vranë 10 civilë nga Qabiqi”, ka shkruar Osmani.
E para e shtetit ka shtuar se duke përkujtuar martirët dhe dëshmorët e UÇK-së, nderohet e kaluara, mbahet gjallë e vërteta dhe se ndalet përkushtimi për sjelljen e autorëve para drejtësisë.
“Duke përkujtuar martirët dhe dëshmorët e UÇK-së, ne nderojmë të kaluarën tonë, mbajmë gjallë të vërtetën dhe se ndalim përkushtimin për sjelljen e autorëve para drejtësisë. Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri”.
The post Osmani: Dy muaj para kapitullimit, makineria e regjimit gjenocidal serb intensifikoi përpjekjet për shfarosjen e popullit shqiptar appeared first on Albanian Post.








